Fëmija lind 520 gramë, arrin të mbijetojë

0
Lucas është një fëmijë i vogël i seksit mashkull, i cili ka mbushur plotë 1 vjeç. Tashmë ai mund të belbëzojë fjalët e para, ngrihet në këmbë dhe bie përsëri në tokë, duke qenë se sapo mëson të ecë.

Prindërit tregohen shumë të kujdesshëm për të, duke mos e lënë vetëm për asnjë sekondë. Në fakt, mbijetesa e tij duket se është falë një mrekullie. Ndërsa tregojnë historinë e tyre, prindërit e vogëlushit mbushin sytë me lot dhe shprehen se fëmija i tyre i vetëm ka lindur shumë nën peshë. Ai ishte 520 gramë dhe mundi të mbijetonte.

Fillimisht e mbajtën për shumë kohë në inkubator, por mjekët nuk i dhanë asnjë shpresë familjarëve, duke iu thënë se edhe nëse shpëtonte, ai do të kishte pasoja të mëdha në shëndet.

Doktorët këshilluan çiftin e ri të hiqnin gjithë aparaturat që mbanin fëmijën në jetë. Për fat të mirë, falë vendosmërisë së pridërve të tij, 30 vjeçares Sylvia Moore dhe 33 vjeçarit Tom, të dy nga Rugby, Warwickshire (Britani e Madhe) fëmija mundi të vazhdonte të qëndronte i lidhur me aparaturat dhe të marrë veten. Sot ai bën një jetë normale.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com