Fejzullahu: Sot ndahet pjesa e dytë e mjeteve finansiare për klubet sportive

0

Nga Buxheti komunal sot është bërë ndarja e pjesës së dytë të mjeteve finansiare për klubet sportive që veprimtarin e tyre e zhvillojnë në komunën e Bujanocit. Këshilli komunal nga buxheti i komunës së Bujanocit për këtë vit ka vendosur që të ndajë mjete për klubet Sportive e që kap vlerën prej afër 12 milion dinarëve.

konkurs1

Pjesa e parë e ndarjes së mjeteve për klubet sportive është bërë në muajin prill kurse sod kemi përfunduar me ndarjen e pjesën e dytë, ku vlera e përgjithshme e mjeteve është 11.865.000 dinarë u shprehë Bajram Fejzullahu kryeshef i drejtoratit për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore. Klubet sportive përfituese janë: klubi i Shahut „Kondiva” , klubi i shahut „ Besa“, klubi i boksit „ Ternoci“, klubi i volejbollit „Junior„ klubi i volejbollit„ BSK“, klubi i hendbollit „Mladost“, klubi i hendbollit „BSK-Heba“, klubi i basketbollit „BSK Junior“, klubi i basketbollit „Elita“, klubi i basketbollit „Play 017“, klubi i karatesë „Ken“, klubi i karatesë „Besa“, Asociacioni i karatesë tradicionale „PMB“. Klubi i karatese „Shotokan, Klubi i karatesë „Bushido“ –, Klubi i karatesë „BSK”, klubi i futbollit te vogël „Zufo“, klubi i futbollit të vogël „As“ , klubi i futbollit të vogël „BSK“, klubi i futbollit te vogel „Rota“, klubi i futbollit „Vihor“, klubi i futbollit „Tërnoci“ , klubi i futbollit „Levosoje Talenat“ , klubi i futbollit „Bilaçi“, klubi i futbollit „Levosoje“, klubi i futbollit „Tresnjevka“ klubi i futbollit „Samolica“ dhe klubi i futbollit „BSK“./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com