Fejzullahu: Procedura e konkursit për media ka vijuar sipas ligjit dhe nuk ka patur asnjë ankesë

0

Konkursi i shpallur nga data 25 mars të këtij viti deri më 15 prill po të këtij viti, për bashkëfinansimin në fushën e informimit në komunën e Bujanocit është i pari për këtë vit dhe ka për qëllim finansimin e mediave lokale, komisionin e të cilit e kanë përbërë 3 anëtarë një nga NUNS-i (Shoqata e pavarur e gazetarëve të Sërbisë) një nga UNS-i (Shoqata e gazetarëve të Sërbisë) dhe një nga adimistrata komunale.

Bajramalia

Në konkurs sipas Bajram Fejzullahut kryeshef i veprimtarive shoqërore dhe qështje publike pranë komunës së Bujanocit kanë konkuruar gjithsej 14 media, ndërsa vetëm 10 prej tyre e kanë plotësuar kushtin për marrjen e mjeteve finansiare. Sipas Fejzullahut komisioni ishte i përbërë nga anëtarët Hasan Hasani, përfaqësues i “NUNS-it”, (Shoqata e pavarur e gazetarëve të Sërbisë) Zoran Veliçkoviq “UNS”, (Shoqata e gazetarëve të Sërbisë)” dhe Fejzi Beqiri nga administratat komunale e Bujanocit. Në këtë konkurs janë ndarë 2.100.000 dinarë nga buxheti komunal, dhe është i pari i këtij lloji ku dy anëtarë të komisionit janë nga NUNS-i (Shoqata e pavarur e gazetarëve të Sërbisë) Fejzullahu thekeson se, me rregullore dhe me ligj e që është cekur edhe në konkurs të drejt konkurimi nuk kanë mediumet publike të financuara nga fondet publike. Të drejt konkursi dhe të drejt të mjeteve financiare kanë vetëm ato mediume të cilët e kanë selin në komunës së Bujanocit. Ky nuk do të jet konkursi i parë por as I fundit, do të ketë edhe konkurse tjera përfundoi Fejzullahu. Të gjitha mediat I kanë nënshkruar kontratat dhe sot është bërë bartja e mjeteve finansiare në llogarit e tyre./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com