Fejzullahu, Papa Françeskut: hoxhallarët e arrestuar nuk ju kishin bërë keq

0

Imami i xhamis së Bujanocit Ulvi Fejzullahu vizitën e Papa Françesku e ka lidhur me arrestimet e hoxhallarëve që u bënë në Kosovë, kështu Hoxhë Fejzullahu ka shkruar në rrjetin e tij social FB.

ulvija

Letër Papës!

I nderuari Papa Françesku!
Për që ke vendosur me ardhur në Tiranë këtë punë tani e ka kuptuar i madh e i vogël. Këtu u bë bujë, e hallakam. Po merre me mend edhe janë burgosur edhe hoxhallarët. Gjoja se dikush do të bëjë keq. Jo, pasha Allahun, asnjë mysliman nuk të bën keq, ruaju prej tjerëve. Besa, ti sikur të kërkoje të takohesh me ndonjërin nga hoxhallarët e burgosur do të pranonin të takoheshin. Këtë e them në të sigurt, jo që këta do të kishin kohë, por do të ndanin pak kohë, për t’ju përgjigjur kërkesës tuaj. Ekselenca jua, prej njeriu paqësor, që po përhapni dashuri në mbarë botën edhe në hapësirën shqiptare me shumicë myslimani, ju kisha porositur që mesazhi juaj të jetë enkas për pushtetarët, qeveritarët, intelektualët, politikanët, duke i porositur:
– Respekt popullit tuaj;
– Ruani pasurin e shtetit tuaj, mos e keqpërdorni;
– Jepni mundësinë që çdo njërit sipas besimit që ka, ta mësoj fenë në shkolla;
– Mos i terrorizoni myslimanët.
I nderuari Papa Françesku!

Me këtë vizitë, keni mision t’i ofroni shqiptarëve dashuri, paqe, edhe shumë çka tjetër. Sigurisht që ke nderin edhe privilegjin të përfitosh edhe nga shqiptarët shumë të mira, pra tolerancën fetare, sigurisht që jeni në dijeni se shumica shqiptare është myslimane, pra këta e kanë kultivuar tolerancën. Atëherë urdhëroni dhe respektoni këtë mirësi të Allahut. Ju të gjithë profetët i besoni, vetëm se po ju mbetet ta konfirmoni besimin edhe në profetin Muhamed salAllahu aljhi ve selem.
Ju rikujtoj edhe një herë fjalën e Zotit në Kuran:

“Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!” (Aliimran, 64)

I nderuari Papa Françesku!
Kjo letër, po aq sa është e rëndësishme për juve, edhe më e rëndësishme është për ata që “shiten më katolik se ju”.
Lus Zotin që të kaloni mirë tek shqiptarët, dhe të jeni fatlum në përfshirjen e rahmetit të Tij në udhëzim.
Krejt për fund, dëshiroj të shënoj edhe këtë:
Shumë letra të kanë ardhur, e të kanë dëshiruar mirëseardhje, edhe unë mendova ta shprehi një mirësi të Allahut edhe për ju. Jo që unë jam dikush, jo, unë jam një rob i vogël, por fjalët që ua përcolla juve, janë të madhit Allah.

Ulvi Fejzullahu

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com