Fejzullahu: Me mejtet e taksapaguesve të komunës sonë, nuk do ti finansojmë mediat jasht komunës

0

Drejtorati i shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore të komunës së Bujanocit, me 25 mars ka shpallë Konkursin për bashkë-financimin e projekteve në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në komunën e Bujanocit për vitin 2015.

parlamenti-miratoi-ligjin-p-euml-r-mediat-shoqatat-kund-euml-r_2_hd

Afati për dorëzimin e aplikacioneve dhe projekteve ka qenë nga 25 marsi deri më 15 prill ku edhe ka përfunduar. Gjatë kësaj periudhe kanë konkuruar 13 konkurues, tha Bajram Fejzullahu, kryeshef i drejtoratit të lartpërmendur, njëherit edhe përgjegjës për rrjedhen e konkursit. Ai tha se, rrjedha e konkursit ka shkuar mirë, por për këtë konkurs kanë hedhur pluhur disa media lokale lidhur me mënyrën e shpalljes së konkursit që sipas tyre ka qenë i padrejtë, por ne, tha Fejzullahu do të bazohemi në ligjin për informim dhe media si dhe rregulloren e miratuar nga këshilli komunal me 11 mars të këtij viti dhe nuk do të lejojm që mediat jasht komunën sonë të finansohen nga mjetet e taksapaguesve të komunës së Bujanocit. Kryeshefi i drejtoratit per shërbime publike dhe veprimtari shoqrore, tha se, gjatë gjith kohës kemi pasur konsultime me ministrinë përkatëse dhe OSBE-në, ku jemi dakorduar se kjo rregullore i plotëson të gjitha kushtet për finansimin e mediave me interes lokal. Sipas Fejzullahut, konkursi shpallët 2 herë në vit dhe për këtë konkurs janë siguruar 2 milion e 250 mijë dinarë. Konkursi i dytë do të jetë në gjysmen e dytë të vitit, theksoi Fejzullahu. Fejzullahu tha se, ka konkurse të tjera që shpallen nga ministrit përkatëse dhe kush dëshiron mund të konkurojatjë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com