Fejzullahu: më 1 shtator nis viti i ri shkollorë

0

Viti i ri shkollorë në Serbi do të nisë të martën me 1 shtator, me këtë rast disa shkolla i kanë kryer të gjitha përgaditjet disa të tjera janë në përfundim e sipër dhe në afatin e nisjes së procesit edukativo-arsimor do të jenë të gatshme të nisin vitin shkollorë 2015-2016.

shkolla

Këtë na vërteton edhe kryeshefi për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore Bajram Fejzullahu. Këtë vit sipas kalendarit të punës edukativo arsimorë për periudhën 2015-2016, të ministris së arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, pushimi dimërorë do të ndahet në dy pjesë, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të pushojnë 8 ditë në muajin janar dhe 12 në muajin shkurt. Pjesa e parë e pushimit do të nis ditën e enjte me 31 dhjetorë, ndërsa përfundon më 8 janarë të vitit 2016, kurse gjysëmvjetori i parë kryhet më 29 janarë të vitit 2016. Pjesa e dytë e pushimit nis nga e hëna 1 shkurt të vitit 2016 dhe përfundon më 12 janarë të po të njejtit muaj. Gjysëmvjetori i dytë nisë pas përfundimit të pushimit dimërorë dhe festës shtetërore më 17 shkurt. Gjatë tërë vitit shkollorë nxënësit do të kenë, pushimin dimërorë, pranverorë dhe verorë. Me rastin e vitit të ri shkollor 2015/2016, Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me autoritetet e shkollës do të kryejë një numër të aktiviteteve parandaluese dhe edukative për të përmirësuar sigurinë e nxënësve në shkolla. Ata gjithashtu kanë planifikuar një shumëllojshmëri të edukimit, kryesisht e gjithë kjo ka për qëllim pjesëmarrjen më të sigurt në trafik për nxënësit e klasave të ulëta, tha në fund Fejzullahu./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com