Fejzullahu fton studentët që ti dorëzojnë llogarit bankare për ti marë bursat

1

Për aplikim të bursave për këtë vit akademik 2014/2015 janë paraqiturë 991 studentë ndërsa të drejtën për bursë e kanë fituar 905 prej tyre, kurse studentët e mbeturë përshkak të mungesës së dokumentacionit apo mosplotësim të kushteve nuk kanë arritur të përfitojnë bursën.

studentet_5

Të gjithë studentët të cilët janë përfitues të bursave është dashurë që këtë vit të posedojnë llogarinë e vet bankare ose të prindit dhe leximin elektronik të letërnjoftimit në mënyrë që të marrin fondet e miratuara, dhe kjo është arsyeja për vonesën e marrjes së bursave kështu u shprehë për Tv tonë Kryeshefi i drejtoratit për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore Bajram Fejzullahu. Ai shton se disa student kanë filluarë ti dorëzojnë këto dokumente dhe presim që sa më parë të gjithë të kryejnë këtë obligim në mënyrë që ne t’i lëshojmë mjetet nëpër llogarit e tyre rrjedhëse. Fejzullahu edhe njëherë njofton se Dorëzimi i dokumenteve bëhet në zyrën nr. 301 – Zyra për shërbimet arsimore në ndërtesën e komunës së Bujanocit. Sipas Fejzullahut numri i studentëve këtë vit është më i lartë për nga kërkesa e bursave, bursat do të ndahen në kategori por edhe në këste. Sikurse në vitin 2014 edhe këtë vit, shuma e përgjithshme për bursa studentore është 10 milion dinarë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

  1. Pershendetje a mundeni me i publiku listat edhe ne menyr elektronike qe ti shohim emrat e studenteve qe iu kane pranuar.Falemnderit

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com