Fejzullahu: Drejtorati për shërbime publike nuk vendosë për ndarjen e bursave

0

Dje ka përfunduar konkursi për ndarjen e bursave për vitin 2014/2015 për nxënësit e shkollave të mesme. Gjithsej në komunën e Bujanocit kanë aplikuar në këtë konkurs deri ditën e djeshme 449 nxënës.

BSipas kryeshefit të drejtoratit për shërbime publike ka polemika se për marrjen e bursave vendos drejtorati, por kryeshefi i këtij drejtorati Bajram Fejzullahut thotë se, për marrjen e bursave vendos vetëm Ministria e arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjikë. Fejzullahu shton se, ne si drejtorat vetëm se bëjmë shërbimin që të aplikojnë të interesuarit dhe ata që kanë nevoj e asesi nuk vendosim për një gjë të tillë, të njëjtin shërbim e kryejmë edhe për bursat që ndahen nga Trupi koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë i cili do të shpallet më vonë ku edhe me këtë rast do të njoftohen nxënësit me kohë. Fejzullahu nuk ka informacione për numrin e nxënësve se sa do të përfitojnë për këtë vitë shkollorë sepse për të njëjtën gjë vendos prapë Ministria e Arsimit e Sërbisë, sipas tij vitin e kaluar të drejt për marrjen e bursës në nivel republikan kanë pasurë mbi 200 nxënës./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com