Fejohet Taulant Xhaka (Foto)

0

Taulant Xhaka po vazhdon karrierën prej futbollisti në skuadrën më të suksesshme zvicerane të Baselit.

Krahas jetës prej një sportisti, futbollisti ka edhe një jetë private dhe sentimentale.

Tashmë botërisht dihet se 26-vjeçari është i dashuruar “gjer në vesh” në bukuroshen e quajtur Arbnora.

Por, duket se gjërat kanë shkuar edhe më tutje dhe dyshja kanë vendosur ta kurorëzojnë lidhjen e tyre me fejesë.

Xhaka tashmë ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale të Instagramit teksa ndarë me ndjekësit një prej momenteve më të lumtura në jetë.

Çifti i veshur për merak dhe si ngjyrat e flamurit shihen duke prerë një tortë gjersa në gishta mbajnë unazat e fejesës.

I pranishëm në këtë ditë të lumtur të reprezentuesit shqiptar ishte edhe Granit Xhaka, i cili me këtë rast e ka uruar të vëllanë.

Ndryshe, vëllai Taulantit, Graniti tashmë është martuar me të dashurën disavjeçare, Leonita Lekajn. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com