Federer e Sharapova eliminohen – shikoni pamjet kur rrëzohen kampionët në Melbourne
15:20 | 20 Janar 2019

Dita e shtatë e turneut Australian Open – Grend Slemit të parë në kalendarin e sivjetmë, doli të jetë dita kur ky turne e arsyeton epitetin e Grend Slemit të befasive siç e quajnë shumë njohës të tenisit, raporton Insporti.

Greku 20 vjeçar, Stefanos Tsitsipas në meçin më të rëndësishëm të karrierës së tij, luajti tenis fenomenal dhe mundi zivceranin Roger Federer, kampionin ë shumëfishtë të këtij turneu dhe tenistin më të mirë të të gjitha kohëve.

Veterani Federer fitoi setin e parë në tie break, pas një momenti shumë kundërthënës, meqë në poenin vendimtar, dikush nga publiku bërtiti “aut” dhe ky poen po vazhdon të komentohet shumë në rrjete sociale.

Mirëpo, Tsitsipas, ishte në gjendje të kthehet dhe të fitojë tri setet e ardhshme, dy nga të cilat në tie break dhe të fitojë meçin.

Lajmin e plotë mund ta lexoni tel Insporti.

The post Federer e Sharapova eliminohen – shikoni pamjet kur rrëzohen kampionët në Melbourne appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Rina Balaj