Fc Lindorët humbin në finale nga ekipi i KMF Prokuple
20:25 | 18 Shkurt 2019
Ekipi nga Lugina e Preshevës Fc Lindorët humbën në finale nga ekipi i KMF Prokuples me rezultat 8:2

Përfaqësuesit e klubit “FC Lindorët” mendojnë se mungesa e një salle adekuate ku lojtarët do të mund t’i zhvillojnë lirshëm ushtrimet e bëri diferencën në këtë finale. 

“Shpresojmë që në një të ardhme të afërt do të na mundësohet që ushtrimet t'i zhvillojmë në sallën e gjimnazit "Skenderbeu" pasi për momentin nuk  na është dhënë leja nga udhëheqësia e shkollës ku e vetmja sallë plotëson kushtet për ne si klub që të përgatitemi ashtu si duhet”, shprehen përfaqësuesit në fjalë përmes një komunikate të publikuar në faqën zyrtare të klubit në Facebook

 

Kejvina Kthella