Faza finale e dialogut Kosovë-Serbi- shtetet e BE-së deklarohen për pjesëmarrjen në proces
15:54 | 05 Qershor 2018
Vendet anëtare të BE-së kanë kërkuar që të përfshihen në fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç kanë mësuar burimet evropiane për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe, shtetet e Bashkimit Evropian po tregojnë kundërshtim ndaj mungesës së transparencës në lidhje me dialogun politik, sidomos me marrëveshjen përfundimtare.

Kjo është bërë e ditur të premten e javës së kaluar në një takim ku u takuan zyrtarë nga Shërbimi i politikës së jashtme të BE-së. U kërkua që shtetet e BE-së të informohen gojarisht për procesin e dialogut

Sipas këtyre burimeve, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk janë të kënaqura që janë përjashtuar në një mënyrë nga i gjithë ky proces. Siç shpjegojnë burimet e Evropës së Lirë, ekipi që udhëheq dialogun në Bruksel nuk konsultohet asnjëherë me shtetet anëtare të BE-së.

“Dialogu po hynë në fazën kritike dhe shtetet e BE-së nuk janë pjesëmarrje kur një marrëveshje finale do të jetë historike. Ne kemi shprehur dyshime pse Mogherini po e mban këtë me fshehtësi të madhe”, ka thënë një burim anonim.

Bashkëbiseduesi tutje shpejgoi se Mogherini për dialogun jep informacione vetëm sipërfaqësore, duke konfirmuar se të dyja shtetet janë pro një marrëveshje përfundimtare.

Duke marrë parasysh këtë gjendje dhe peshën e marrëveshjes finale, kryeqytetet e BE-së kanë kërkuar përfshirjen e tyre në një marëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një nga hapat e diskutuar ka qenë edhe ideja që kjo temë të përfshihet në konkluzionet e Samitit të Qershorit, ku do të diskutojnë qeveritë e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Burimi ka konfirmuar se po punohet që një nga pikat përfundimtare ktë jetë që BE-ja ta përgatit një marrëveshje ligjërisht obligative ndërmjet dy vendeve.

Samiti do të mbahet më 28 dhe 29 qershor, ku pritet të ketë vendime të rëndësishme.

Nëse konkluzionet përfshijnë kërkesën e vendeve anëtare që të jenë pjesë e dialogut, atëherë Mogherini do të ishte e detyruar të përmbushë këtë kërkesë.

Alesia Bami
S