Fanta lanson shijën e re, ja me cilin frut kësaj radhe
08:30 | 18 Shkurt 2019

Pas një kërkese të madhe në internet, Fanta ka njoftuar zyrtarisht se së shpejti do të shtojë Fanta-n Zero me frutin e rrushit në koleksionin e saj, transmeton lajmi.net.

Duke u bashkuar me portokallin dhe limonit, aroma e re është vendosur të lansohet në dyqanet e Britanisë së Madhe fillimisht nga shkurti.

Dhe deri në fund të marsit, Fanta Grape Zero do të jetë në mbarë botën, në dispozicion në shishe 500ml, kanaçe 330ml dhe ‘multipack’.

Rosalind Brown, Menaxhere e Marketingut për Shije, tha se “shija e rrushit ka provuar të jetë mjaft e suksesshme dhe ne jemi të ngazëllyer për të shtuar përherë shije të reja”.

Amazon raporton se “Fanta Grape” me sa duket është pija e dytë më popullore në Afrikën e Jugut – pas Coca-Cola-s. /Lajmi.net/

Kejvina Kthella