Familjarët nuk kanë identifikuar dhe parë kufomat e të vrarëve në Kumanovë
10:02 | 19 Maj 2015

Familjarët e disa të vrarëve në përleshjen e armatosur në Kumanovë akoma nuk kanë arritur që të tërheqin kufomat. 1_786510316 Siç mësohet atop o mbahen në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup dhe se nuk jepen detaje. Po ashtu familjarët nuk janë ftuar edhe në identifikimin e të afërmëve të tyre, ndërsa është e habitshme se si autoritetet e Maqedonisë kanë shpallur të vdekur deri tani 10 veta, duke publikuar edhe emrat e tyre. Familjarët janë të shqetësuar se çfarë po ndodhë me autoritetet maqedonase dhe përse nuk po lejohen që të tërheqin kufomat apo të ishin thirrur edhe në identifikimin e tyre. “Kjo që po ndodhë është një terror shtesë për ne si familje. Nuk jemi ftuar aspak për të identifikuar të afërmit tanë, emrat e të cilëve janë shpallur në media se janë vrarë në luftimet në Kumanovë. Jemi të brengosur dhe kërkojmë ndërhyrjen e Qeverisë së Kosovës që t`ia bëjë me dije Gruevskit dhe Ali Ahmetit se çfarë shteti terrorist janë, dhe sa po i plotësojnë të drejtat e njeriut dhe ato humane”, theksoi një familjar i familjes Krasniqi. Deri tani janë publikuar emrat e 10 pjesëtarëve të vrarë nga grupi i armatosur gjatë përleshjeve të së shtunës së kaluar në Kumanovë.  Ndërsa ministria e brendshme ka theksuar se janë 14 të vrarë. Nuk dihet se ku janë 4 të tjerët. Ja lista e publikuar e personave të vrarë: Xhafer Zimberi - 1972 Valon Kabashi - 1985 Turgaj Gashi - 1978 Arben Rexhaj - 1971 Samit Kastrioit - 1975 Hisen Rushiti - 1965 Fatlum Vishesella - 1983 Mirsad Ndrecaj - 1979 Beg Rizaj - 1977 Nusret Kaloshi -1975
Françeska Jaçe