Familja Ramadani ka nevojë për një kulm mbi kokë, FHKL nuk e ka klasifikuar për fazën e parë

0

Rexhepi, Xhemilja dhe Fatlumja janë tre fëmijë e familjes Ramadani, tri shpresat e ardhmërisë të cilët meritojnë të jetojnë si moshatarët e tyre, ata nuk e kanë humbur shpresën e tyre që dikush me vullnet të mirë do t’ia realizojë ëndrrën rinore.

muki 1

“Kan qenë shumë arsye që më kanë detyruar të shpërngulem nga fshati i lindjes, fëmijët doja ti shkolloja, bashkëshorten e kam të sëmur nga diabeti, vëllain me aftësi të kufizuar dhe patjetër më është dasht të i’a mësyj diku” kështu nisi rrëfimimin Avdulla Ramadani nga fshati Manjevc komuna e Bujanocit. Avdullai gati 5 vite jetonë në një shtëpi me qera, ku i zoti i shtëpis ia ka mundësuar të banojë së bashku me tre fëmijët e tijë bashkëshorten dhe vëllain i cili përpos që është shurdhmemec ka edhe dorën e majt me aftësi të kufizuar. “Kjo shtëpi ku po jetoj është e qiradhënësit i cili jetonë në perëndim, më ka ofruar këtë kulm mbi kokë, mirëpo përveç që skam as shtëpi skam as kushte, kam edhe bashkëshorten e sëmurë e cila vuan nga diabeti, ndërsa unë jetoj me një veshkë, punoj gjatë sezonit të Verës, por punë fizike të rënda nuk më lejon shëndeti” thotë Ramadani. Shtëpia ku tash banon kjo familje, natën detyrohen t’i vendosin një shtyllë të improvizuar sepse rrezikon të bjerë pllaka dhe kanë frikë të mos i zë natën në gjumë, por kjo, sipas kryefamiljarit nuk është më e keqja, sepse në pranverën e ardhshme pronari i shtëpisë ka planifikuar të ndërtojë diçka në këtë parcel dhe kështu duhet ta rrënojë shtëpinë ekzistuese, dhe kjo do ti detyrojë që familja Ramadani të mbetet në rrugë. muki 3“Kam një tokë që ma ka dhënë dhëndrri, një parcelë prej 396 metra katrorë, por kur ski të ardhura ski çka bën” tha kryefamiljari dhe shtoi se, “shpresoj të më ndihmoj diksuh në këtë drejtim” Vaxhide Avdullahu nënë e tre fëmijëve, njëherit edhe motra e dy vëllezërve nga fshati Dobrosin, Martirëve Shaip dhe Isa Saqipi tha se, “unë nga sëmundja, ka momente kur edhe alivanosem, nuk di asgjë sepse kam vuajtur shumë si nga sëmundja ashtu edhe nga varfëria, është e vështirë për një nënë të mos mund ti ofroj fëmijëve të saj një jetë me kushte mesatare”. Në dhomën ku mikëpritja e familjes Ramadani ishte shumë e ngrohtë nuk mungoi as vëllai Musa Ramadani i cili jeton i vetëm dhe me vuajtjet e tij si shurdhmemec dhe dorën e paralizuar, mirëpo kjo nuk i pengon të punoj si puëntor krahu për të i ndihmuar vëllait i cili ka konkuruar në konkursin e FHKL për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë të Preshevës, mirpo ende nuk ka marrë asnjë përgjigje, është ende në pritje të një fije shprese, pasi që parclenën e posedon që i’a ka dhuruar dhëndrri me komplet dokumentacionin përkatës dhe tani pret të i dalin në ndihmë njerëz të vullnetit të mirë. Rexhepi, Xhemilja dhe Fatlumja janë tre fëmijë e familjes Ramadani, tri shpresat e ardhmërisë të cilët meritojnë të jetojnë si moshatarët e tyre, ata nuk e kanë humbur shpresën e tyre që dikush me vullnet të mirë do t’ia realizojë ëndrrën e tyre rinore./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com