Familja nga Breznica u tentua të plaçkitet nga persona të maskuar si polic
15:54 | 05 Qershor 2018
Familjen Muadini nga fshati Breznicë, komuna e Bujanocit kanë tentuar gjatë natës së 03.06.2018 plaçkisin pesë persona të maskuar me uniforma të zeza, të armatosur me kallashnikovë dhe që ishin prezantuar si policë. Siç raportohet nga dëshmitarët, plaçkitësit kishin veshur këmishka të zeza me shenja të uniformave ushtarake ndësa nga kjo familje kishin kërkuar ti dorzojnë të hollat dhe bizhuteritë. Familjarët edhe pse ishin të frikësuar, refuzuan ta bëjnë këtë duke i njohur ata si polic jo të vërtetë nga ajo se kishin të veshura atlete e jo çizme ushtarake. Hajdutët nga shtëpia morën një zinxhir ari. Incidenti ka ndodhë natën e ditës së diel rreth orës 21:30 dhe rasti është lajmëruar në polici./presheva.com/

Alesia Bami