Familja Musliu nga Bujanoci me shtëpi të re

0

Pas tre muajve të djegëjes të shtëpisë së familjes Musliu në qytetin e Bujanocit, kjo familje sot ka marrë çelësat dhe ka filluar jetën në shtëpinë e re. Këshilli Organizativë për ndërtimin e kësaj familje dhe përfaqësues nga QSA sot ishin prezent në këtë familje ku dhe i uruan familjarët.

shpija 5

Familja e Jakup Muslit 7 antarshe nga qytetit i Bujanocit tre muaj më parë ka mbetur pa kul mbi kokë, si pasoj e djegies së tërësishme të shtëpisë, familje kjo në gjendje të mjerueshme sociale dhe ekonomike. Menjëherë pas kësaj fatkeqësie njerëz intelektual dhe bizninsmen nga Bujnaoci kishin formuar një këshill me iniciativën për ndërtimin e një shtëpie të re për këtë familje edhe pas kësaj iu ka bashkangjitur edhe QSA-ja. shpija 6Pas një pune të palodhur për tre muaj sot në mënyrë solemne iu kanë dorëzuar çelësat familjes Musli në shtëpi të re me kushte shumë të mira për jetesë. Kryetari i QSA-së Lejlan Sadiku, thotë se, në këto momente kur dorëzohen çelsat janë momentet më pozitive ku harrohen dhe ato momente negative kur është djegur shtëpia. Adnan Salihu nga Këshilli organizativë faleminderonë të gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e këtij projekti për ketë familje. shpija 2Kryemalijari Jakup Musliu duke faleminderuar gjithë ata që kanë kontribuar nuk mundi të i mbaj lotët e gëzimit nga emocionet e po ashtu dhe e shoqja e tij. Këshilli Organizativë për ndërtimin e shtëpisë së familjes Musliu ka arritur të i siguroj 12.900 euro, QSA 5.066 euro por jo nga buxheti i vetë, këto mjete janë siguruara nga mërgimtari Mustaf Fazliu nga fshati Tërrnoc dhe bizneset lokale të komunës së Bujanocit kanë kontribuar me 5.189 euro, me një vlerë totale prej 23 mijë e 154 euro. Ato Ndërmarrje që kanë kontribuar janë “Shera Beton”, “Bici Komerc”, “Mërgimi”, “Protec”, “Al-Eurpoa”, ndërmarrja “Asllani” dhe Begzad Shaqiri./BujnaociNet/

shpija 1 shpija 3

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com