Familja dhjetanëtarëshe nga Klina në ISIS

0

Tre vëllezër, dy prej tyre me gra dhe pesë fëmijë, të familjes Hasni nga Klina, para katër muajsh i janë bashkuar luftës në Siri. “Zëri” ka vizituar shtëpinë e tyre, nëna e të cilëve ka mbetur e vetmuar me djalin e vogël. “djemtë e mi kanë shku më luftu në emër të Allahut”, thotë ajo .

140826-isis-jms-1546-fc6f8bd56836968b458248972171386cDhjetë anëtarë të familjes Hasani, nga fshati Grabanicë të komunës së Klinës, së bashku me gra dhe fëmijë të mitur i janë bashkuar luftës në Siri. Tre vëllezërit, Arben Hasani (38 vjeç), Adnan Hasani (34 vjeç) dhe Ekrem Hasani (29 vjeç), me anëtarë të tjerë të familjes janë nisur drejt Sirisë para katër muajsh. Dy prej tyre kanë marrë me vete gratë me fëmijë, më i madhi nga fëmijët është vetëm 8-vjeçar. Ndërsa, vëllai i tretë në pamundësi për t’i rregulluar dokumentet gruas dhe fëmijëve është detyruar që të niset pa familjen… Nëna e djemve tregon për gazetën “Zëri” se si janë nisur drejt “Tokës së Shamit”, djemtë me nuse, nipa e mbesa, që lanë pas shtëpinë se zbrazur. Djali më i madh i saj Arbeni, tashmë ka ndërruar emër, AI thirret Ebu Hasan. “Po Arbeni, Adanani dhe Ekremi janë djemtë e mi, ata janë në Siri, dy prej tyre kanë marrë me vete edhe gratë me fëmijë, por njëri nuk ka mundur, pasi që nuk u ka rregulluar dokumentet”. “E di që janë mirë, po dëgjohemi me telefon, por rrallë sepse lidhja është e dobët. Vetëm po na lajmërojnë se janë mirë”, thotë ajo. Njëri prej vëllezërve ka marrë me vete tre fëmijë, e tjetri dy, pra drejt Sirisë ata janë nisur me pesë fëmijë, tregon plaka e shtëpisë. “Kanë shku me luftu në emër të Allahut”, thotë nëna e vëllezërve Hasani. /Zëri/.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com