Familja Abdullahu nga Konçuli kërkon ndihmë për ta përfunduar shtëpinë

0

Në fund të muajit shtator familjes dy antarëshe Abdullahu nga fshati Konçul, iu vë gurëthemeli i shtëpisë së re. Për ndërtimin e shtëpis kishte marrë si obligim Bashkësia Lokale e fshatit, sot kjo shtëpi ka përfunduar punimet, banorët e fshatit Konçul u treguan edhe kësaj shum human që t’i dalin në ndihmë familjes Abdullahu.

shpia 1

Mjerisht familja Abdullahu jetonë në kushte mjaftë të vështira, duke pritur në çdo moment shembjen e shtëpisë së tyre, në çdo pjesë të saj ajo është e shkatërruar dhe aspak e banueshme. Të reshurave të sotme familja Abdullahu nuk ia ka frikën, tani kanë kulm mbi kokë dhe shpresa për të ardhmën iu shtua. Sekretari i bashkësisë lokale të fshatit Konçul, Qerim Ameti njëherit edhe udhëheqës i Këshillit organizativ për aksionin e ndërmarrë për ndërtimin e shtëpisë tha se, do mundohemi që bashkarishtë ashtu siç kemi filluar edhe ta mbarojmë ndërtimin e kësaj shtëpie me ndihmën e të gjithëve, duke i falënderuar të gjithë ata që u treguan bamirës dhe zemërgjërë. Tani vetëm se pritet që të nis me punë tjera të mbetura si lyerjen, instalimi i rrymës, ujit dhe mobilimi i shtëpis. Ameti thot se, për punët tjera kanë ngelur pak mjete finansiare por duhet që të grumbullohen edhe më shumë që t’ia dalim ta kryejmë shtëpin dhe familjarëve t`ua ja japim vetëm çelsat në dorë. Ai tha se, për ndërtimin e kësaj shtëpie kanë marrë premtime edhe nga disa shoqata të tjera nga Preshevë, por për fat të keq ato shoqata janë tërhjekur dhe punët për këtë arsyeje janë vonuar, por shpreson se me punë të pa lodhur do t’ia dalin ta kryejn me sukses. Pas përfundimit të shtëpisë së familjes Abdullahu, me vullnetin e mirë të banorëve humanitar të fshatit Konçul, planifikohet që edhe familjes së Musa Veseli të ia ndërtojmë një shtëpi të tillë./BujanociNet/

shpia 5 shpia 2 shpia 4

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com