Familja Abdullahu nga fshati Konçul bëhet me shtëpi të re në prag të muajit të bekuar të Ramazanit

0

Familjes së Hasan Abdullahut nga fshati Konçul i Bujanocit dje iu janë dorëzuar çelsat e shtëpisë së re. Në muajin korrik të vitit të kaluar iu ka vënë gurthemeli i kësaj shtëpie dy anëtarëshe të cilët jetonin në kushte të vështira ekonomike, aksion ky i ndërmarrë nga viti i kaluar nga Bashkësia Lokale e fshatit Konçul.

11297755_812226222218576_1993689837_n

Duke patur parasysh gjendjen e kësaj familje banorët e fshatit Konçul u treguan edhe kësaj here human si gjithmonë që t’i dalin në ndihmë familjes Abdullahu. Për ndërtimin e kësaj shtëpie përveë banorëve të këtij fshati, kanë ndihmuar edhe bashkëatdhetarët tani që jetojnë dhe veprojë në vendet perëndimore. Sipas Zulqefli Sherifit kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit ata kanë ndihmuar si me mjete materiale ashtu edhe me të holla. 10859765_812226258885239_453371548_nSipas Sherifit, vlenë të theksohet se ka patur edhe nga kompanit private nga Komuna e Buajnocit duke filluar nga Kompania Ballkan e cila ka bërë pastrimin e terenit të shtëpisë së vjetër, kompania Bici Komerc, Blendi, Fatlumi, Teslla, Al Europa, Protek, Firma Xhata, Ilmo, dhe kompani të tjera të cilat kanë ndihmuar me mjetet që kanë poseduar. Mjerisht familja Abdullahu ka jetuar në kushte mjaftë të vështira duke pritur në çdo moment shembjen e shtëpisë së tyre, në çdo pjesë të saj ajo ka qenë e shkatërruar, por tash kur jemi edhe në prag të muajit të bekuar të ramazanit kjo familje është bërë me shtëpi të re. Duke patur parasysh njerzit e vullnetit të mirë si ata mbrenda dhe jasht vendit tani familja Abdullahu pas një kohe të gjatë do të jetojë në kushte normale sikurse edhe të tjerët./BujanociNet/

11355486_812226215551910_683918350_n konqul

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com