Falë kësaj luleje të mrekullueshme kurrë më nuk do të shihni merimanga as ndonjë insekt tjetër në shtëpinë tuaj!
15:01 | 14 Qershor 2016

Me ardhjen e motit të ngrohtë shkaktohen edhe situata të cilat na detyrojnë që të luftojmë me insektet në shtëpitë tona. Shumica e njerëzve nuk di se si të ballafaqohet me këtë problem në mënyrë natyrore dhe të sigurt. E pra, a e keni ditur që merimangat urrejnë mendrën (Mentha piperita)? E gjitha që mund të bëni është të përzieni vajin e pepermintit dhe ujin dhe t’i qitni në një shishe, e cila ka spërkatës. Zonat e sulmuara nga merimangat siç janë dritaret dhe dyert dhe çdo qoshe në shtëpi, thjesht spërkatni me këtë tretje. Pastaj, merimangat dhe insektet e tjera do të zhduken, transmeton Telegrafi.

img_2576

Menta është një bimë që njihet që nga antikiteti për të mirat e shumanshme që i ofron shëndetit tonë. I përket familjes labiate, të llojit menta dhe është në forma të ndryshme. Ajo përmban ujë, fibra, proteina, shumë minerale (kalcium, kalium, magnez, fosfor, natrium), vitamina (të grupit A, B, C e D) dhe aminoacide. Ndër të tjera, nga esenca e vajit të mentës përftohet mentoli, një lloj alkooli që i duhet pjesës më të madhe të produkteve farmaceutike. Shfrytëzohet shumë në mjekësi, për prodhimin e çajeve, për shërimin e organeve të tretjes dhe organeve të frymëmarrjes, në kozmetikë, farmaci dhe industrinë ushqimore. /Telegrafi/

fcf8035dc1d9647fab916bd9ae661524

Aurela Hoxha