Fakte qesharake por që absolutisht janë të vërteta

0

Sa më të vjetër që bëhemi, aq më e vështirë është që gjërat të na mahnitin.

Megjithatë, e gjitha çfarë duhet të bëjmë është që të jemi të hapur ndaj kurioziteteve dhe të eksplorojmë horizonte të reja.

Ne kemi përpiluar një listë me fakte të pabesueshme rreth gjërave të zakonshme që na rrethojnë – të cilat duken qesharake por janë të vërteta, transmeton Gazeta Express.

Këto janë faktet qesharake por që absolutisht janë të vërteta:

–         Gratë kanë dy herë më shumë receptorë të dhimbjeve sesa meshkujt.

–         Lulet rriten më shpejtë nën shoqërimin e muzikës.

–         Sipas shkencëtarëve, sa më e lartë të jetë inteligjenca e një personi aq më shpesh ai ose ajo ëndërron natën.

–         Piratët mbulonin njërin sy me një fashë të zezë për të parë më mirë natën.

–         Keni më shumë gjasa të vdisni nga një kokërr kokosi që bie nga pema, sesa nga një sulm peshkaqeni.

–         Digjini më shumë kalori kur qëndroni “të mërrolur” sesa kur qeshni.

–         Nëse veturat do të mund të fluturonin, për një orë do të shkonin në hapësirë.

–         Hapësja e konservave u shpik 48 vjet para ushqimit të konservuar.

–         Sytë e strucit janë më të mëdhenj se truri i tij.

–         Pirja e duhanit konsiderohej e shëndetshme deri më 1950.

–         Mbreti i Zemrave është Mbreti i vetëm pa mustaqe në kartat standarde.

–         Më 1932, ushtria australiane luftoi me emusët (zogj të mëdhenj australianë)… dhe zogjtë fituan.

–         Nintendo u themelua gjatë kohës së Perandorisë Osmane.

–         Dy e treta e popullsisë botërore nuk kanë parë kurrë dëborë.

–         Qaforja me gjemba u shpik në Egjiptin e Lashtë për t’i mbrojtur qafat e qenve nga ujqërit.

Bonus: Skllevërit nuk i ndërtuan piramidat

Zbulimet moderne tregojnë se punëtorët që ndërtuan piramidat ishin punëtor krahu me pagesë, të cilët ushqeheshin shumë mirë.

Për më shumë fakte interesante klikoni KËTU.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com