Facebooku mundëson dërgimin e parave te shokët
09:58 | 18 Mars 2015

Facebook është duke shtuar një veçori tjetër në aplikacionin e tij Messenger që do t’ia mundësojë njerëzve të dërgojnë para direkt te shokët e tyre në rrjetin social.

facebook Veçoria e re pritet të lansohet në muajin prill, por fillimisht për përdoruesit amerikan. Pagesat do të mund të bëhen në aplikacionin e Messengerit për sistemet operative Android dhe iOS, gjithashtu edhe nëpërmjet ueb-faqes së Facebookut. Njerëzit duhet të regjistrojnë debit kartelën për të dërguar ose pranuar para nëpërmjet Messengerit. Duke prezantuar veçorinë e re, Facebook ka njoftuar se pagesat do të kenë siguri të lartë. “Ne përdorim sisteme të sigurta që mundësojnë lidhjen mes jush dhe Facebookut, gjithashtu edhe për informatat e kartelës suaj. Ne përdorim softuer dhe harduer të sigurt të cilët janë të standardeve më të larta”, thuhet në njoftimin e Facebookut. Interesimi i Facebookut për pagesa nëpërmjet Messengerit ishte shprehur edhe më parë. Në qershorin e vitit 2014, Facebooku punësoi David Marcus, president i atëhershëm i Paypalit.
Françeska Jaçe