Facebook-u teston dronin e tij të internetit

0
Facebook-u teston dronin e tij të internetit

Plani ambicioz i Facebook-ut për të mbuluar me internet të gjithë globin nëpërmjet disa pajisjeve ajrore po i afrohet gjithmonë e më shumë zbatimit.

Zv/presidenti i inxhinierisë së rrjetit social, Jay Parikh, tha për ‘Wall Street Journal’ se Facebook-u po planifikon një “test ajror” gjatë kësaj vere të dronit të tij që funksionon me energji solare.

Droni me emrin “Aquila” do të ketë krahë të gjatë sa një avion pasagjerësh dhe gjatësinë e “katër makinave Toyota Prius”, por do të peshojë sa 4 goma makine. Pesha e lehtë mendohet se do e ndihmojë dronin të fluturojë për disa javë, muaj ose vite me radhë, duke përdorur vetëm energjinë diellore.

Edhe Google është në një proces të tillë, por ka zgjedhur një rrugë tjetër. Projekti i kësaj kompanie përdor një mori balonash për të shpërndarë internet në zona të botës që nuk kanë akses.

/ Top Channel

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com