Facebook teston transkriptimin e mesazheve zanore

0

Pjesa më e madhe e përdoruesve e përdorin Facebook-un për të komunikuar me miqtë e tyre.

fcnNë të kaluarën, rrjeti social prezantoi një veçori të re që lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe zanore tek miqtë e tyre nëpërmjet aplikacionit Messenger, në të njëjtën mënyrë siç mund të bëjnë me WhatsApp-in.

Kjo veçori mundëson dërgimin e shpejtë të mesazheve zanore, megjithatë, ata që mund të jenë në një vend publik, mund të mos e dëgjojnë mesazhin.

Një anëtar i ekipit të Facebook-ut, David Marcus, zbuloi në llogarinë e tij të rrjetit social një foto të veçorisë me të re që grupi ka krijuar: transkriptimi i mesazheve zanore.

Facebook po e teston aktualisht këtë veçori tek disa përdorues, për të parë se si do të funksionojë, transmeton Krokodili.

Siç mund ta shihni në foto, veçoria ka transkriptuar me tekst mesazhet zanore. Transkriptimi është automatik, dhe shpresojmë që së shpejti të bëhet e disponueshme për përdoruesit në të gjithë botën.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com