Facebook tani do të shfaq video më të gjata

0

Facebook ka njoftuar se është duke bërë disa ndryshime në newsfeed-in e saj të ri. Rrjeti social po e ndryshon mënyrën se si e peshon përfundimin ose përqindjen e një video që ju e shikoni.

Kjo do të thotë se Facebook do të ju shfaq video më të gjata në lajmet dhe postimet e fundit në vend të atyre që janë më të shkurta.

“Ne sot po e zbatojmë një ndryshim në rankimin e videove që i shfaqim tek përdoruesit tanë, për të rregulluar vlerën që ne ia japim një videoje dhe llogaritjen e videos dhe kohëzgjatjes së shikimit të asaj videoje. Një nga parametrat që ne shikojmë në video tani është “përqindja e përfundimit të shikimit të një videoje ” – dhe ne besojmë se kjo ka për të na ndihmuar të kuptojmë cilat video ju kanë pëlqyer më shumë” thuhet në njoftimin e Facebook.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com