Facebook rilançon aplikacionin Events por tani quhet Local
14:51 | 11 Nentor 2017

Vitin e kaluar Facebook prezantoi Events, një aplikacion më vehte i cili grumbullonte të gjitha aktivitetet të mbaheshin afër jush. Aplikacioni nuk rezultoi një hit dhe ra nga tabela e aplikacioneve më të shkarkuara pak ditë pas debutimit sipas të dhënave të App Annie. Sot Facebook do e provojë sërish. Nga dita e sotme aplikacioni Events do të quhet Local dhe do të inkorporojë informacion rreth bizneseve lokale nga përdoruesit e Facebook. Shumica e informacionit gjendet në Facebook dhe nuk dihet pse kemi nevojë për një aplikacion më vete eventesh. Pjesa më interesante e aplikacionit është kombinimi i kalendarit me listën e aktiviteteve. Rrjeti social mund ta shndërrojë në një aplikacion për shitjen e biletave. Gjithashtu përbën një hap më afër Foursquare dhe Yelp. Local është i disponueshëm për tu shkarkuar në iOS dhe Android.
Françeska Jaçe