Facebook paralajmëron përdoruesit: Do ua mbyllim llogaritë nëse nuk keni foton tuaj

0

Facebook së fundmi ka paralajmëruar përdoruesit e tij se do i mbylli llogaritë e tyre në këtë aplikacion  nëse ata  nuk ngarkojnë një foto ‘të qartë’ të fytyrës së tyre. 

Sistemi i ri i verifikimit të identitetit është përpjekja më e fundit e rrjetit social për të frenuar përhapjen e “bots” artificialisht inteligjente, aplikacionet softuerike që kryejnë detyra të automatizuara në internet.

Facebook është i shqetësuar për përhapjen e bots, pasi ata janë  të lidhur me përhapjen e të ashtuquajturave ‘Fake News’ dhe propagandës përpara zgjedhjeve në SHBA dhe referendumit të BE-së. Sistemi i ri kërkon që përdoruesit të ngarkojnë një fotografi të vetes që tregon qartë fytyrën e tyre, për të provuar se janë ata në të vërtet pas adresës së tyre duke shmangur kështu adresat fallco.

Testi i fotos ka për qëllim të ndihmojë Facebook “të kapë aktivitetin e dyshimtë në pika të ndryshme të ndërveprimit në vend”, tha një zëdhënës i kompanisë për revistën Wired. Ai nuk pranoi të ndante detajet se si funksionon procesi i verifikimit, për të parandaluar manipulimin e sistemit, por tha se kjo gjë do i ndihmonte shumë pasi fotoja do jetë unike.

Pasi të jetë kontrolluar fotografia, adresa përkatëse do të fshihet përgjithmonë nga serverët e Facebook-ut.

Facebook la të kuptohet se testi i fotos do të përdoret vetëm kur “aktiviteti i dyshimtë” zbulohet në sistem, për shembull, kur dikush që zakonisht poston nga Nju Jork papritmas fillon postimin nga Rusia.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »