Facebook Messenger “vjedh” funksionalitetin e ndarjes së vendodhjes nga WhatsApp

0

Facebook po i dhuron një karakteristikë të re aplikacionit Messenger, një veçori të cilën e mori “borxh” nga WhatsApp. Bëhet fjalë për mundësinë e ndarjes së vendodhjes gjatë një bisede me miqtë.

fcb

Në fakt WhatsApp, platforma mobile e komunikimit tashmë blerë nga Facebook kishte kohë që e ofronte këtë funksionalitet në aplikacionin e saj. Por le të përqendrohemi tek Facebook Messenger ku ekziston mundësia që së shpejti përmes kësaj platforme të mund t kryhen edhe pagesa.

Përsa i përket funksionalitetit të ndarjes së vendodhjes mund të themi se është diçka fakultative dhe e dorës së dytë për përdoruesit.

Facebook gjithashtu po punon në një aplikacion i dizenjuar për të kursyer megabajt nga plani juaj tarifor mobil. Facebook Lite fillimisht do të shfaqet në Azi për të ndjekur më pas edhe Europa, Amerika e Jugut dhe Afrika./pca/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com