Facebook lëshon filtruesin e lajmeve të rrejshme në Francë

0

Facebook ka nisur një fushatë për t’i hequr lajmet e rrejshme në Francë, pak para zgjedhjeve presidenciale në vend.

Siç raporton Reuters, rrjeti social njoftoi sot se do të punojë me tetë kompani të mediave në Francë për të kontrolluar faktet dhe për t’i filtruar artikujt e lajmeve që raportohen nga përdoruesit.

Sipas Le Monde, njëri nga partnerët e Facebook, fushata franceze është e njëjtë me iniciativën që Facebook e mori në SHBA vitin e kaluar dhe në Gjermani muajin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Që të dy, Facebook dhe Google, janë përballur me kritika të ashpra për lejimin e shpërndarjes së lajmeve të rrejshme gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com