Facebook fshiu gjysmë miliardë profile të rreme

0

Në tre muajt e parë të këtij viti, Facebook fshiu 583 milionë profile të rreme , shumica e të cilave u bllokuan brenda disa minutave nga regjistrimi. Për ta vënë këtë numër në perspektivë, ajo është më shumë se një e katërta e 2,2 miliardë shfrytëzuesve aktivë të Facebook .

Sidomos pas skandalit me Cambridge Analytic, ekziston një presion në rritje nga ligjvënësit dhe publik në rrjetin më të madh shoqëror. Shumë njerëz gjejnë se Facebook është bërë një mjet shumë i fuqishëm dhe ka nevojë të gjejë një mënyrë për të rregulluar biznesin e saj. Drejtori Ekzekutiv Mark Zuckerberg dëshmoi para Kongresit të SHBA në prill dhe premtoi transparencë dhe llogaridhënie më të madhe në biznesin e rrjetit social.

Shërbime të tjera sociale, të tilla si Twitter dhe YouTube, janë gjithashtu synimi i profileve mashtruese.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
comments powered by Disqus
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »