Facebook do të sjellë internet falas në 100 shtete

0

Facebook njoftoi se iniciativa e saj Internet.org, me të cilën do të përhapë internetin në të gjithë botën, po zgjerohet me hapa shumë të shpejta. Chris Daniels, zëvendës presidenti i projektit Internet.org tek Facebook, njoftoi se kompania ka në plan të zgjerohet në 100 shtete deri në fund të këtij viti. Programi po aplikohet aktualisht në 7 shtete: Zambia, Tanzani, Kenia, Gana, Kolumbi dhe Indi, dhe ka ndihmuar më shumë se 7 milionë njerëz që të marrin shërbime shëndetësore, të punësimit dhe informacione lokale pa paguar asgjë.

facebook

Internet.org, që është prezantuar në vitin 2013, është një program i Facebook-ut që punon me siguruesit e të dhënave në tregjet lokale për të ofruar qasje falas në ueb për njerëzit që nuk kanë mënyra të tjera për të hyrë në internet. Qëllimi është njohja e përdoruesve me shërbimet bazike, si Wikipedia, sajtet e punës dhe shëndetit, dhe sigurisht Facebook. Ata që do ta kuptojnë vlerën e internetit mund të blejnë një paketë më të mirë. Qëllimi kryesor është që të përhapin internetin në të gjithë botën.

Sajti Facebook në këto shtete është një version i shkallëzuar i atij që ne përdorim aktualisht. Përdoruesit mund të lidhen me miqtë e tyre dhe të mund të postojnë në muret e të tjerëve, por duhet të paguajnë për të parë videot dhe fotot.

Kjo strategji e re po funksionon. Shtetet që ofrojnë aplikacionin Internet.org kanë vënë re një rritje me 40% në numrin e konsumatorëve të operatorëve lokalë. Për shembull, numri i njerëzve që përdorin rrjetin Tigo në Kolumbi është rritur me 50%, ndërsa shitjet e telefonave inteligjentë në Tanzani janë rritur 10 herë si rezultat i iniciativës së Facebook-ut.

Facebook bashkëpunon me qeverinë në secilin shtet për të përzgjedhur sajtet që do të jenë të disponueshëm në aplikacion. Në fillim të kësaj jave, Mark Zuckerberg deklaroi gjatë Kongresit Botëror të Telefonave se kompania është gjithashtu duke punuar mbi ndërtimin e dronëve, lazerave dhe satelitëve si pjesë e projektit Internet.org. Ky projekt do të aplikohet në shtete të veçanta bazuar në nevojat dhe partnerët operacionalë në rajon. Kryesisht kompania do të përqendrohet në shtetet që kanë një numër të varfër përdoruesish që përdorin internetin.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com