Facebook do të shesë reklama në faqet e palëve të treta

0

Facebook po përqendrohet kohët e fundit tek marketingu dhe fusha e reklamave. Tani ajo po kalon në një tjetër nivel, duke përdorur të dhënat e saj për të shitur reklama të caktuara tek faqe të palëve të treta.

facebookRe/code raporton se facebook do të nxjerrë një skemë të re për reklama, që u lejon reklamuesve të blejnë reklama, nëpërmjet facebook-ut, në faqe që nuk janë pronë e saj. Me fjalë të tjera, reklamat në faqet e palëve të treta do të shfaqen duke përdorur të dhënat nga facebook-u. Nuk është shumë e qartë se si do të funksionojë në realitet, edhe pse Re/code ka siguruar disa informacione.

Si fillim, Re/code raporton se sistemi do të përdorë Atlas-in, një platformë për reklama që facebook e bleu nga Microsoft vitin e kaluar, për të monitoruar efektin e reklamave, si në facebook ashtu edhe në të gjithë uebin.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com