Europa “vdiq” në Serbi

0

Instituti i Studimeve për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme në Ljubjanë të Sllovenisë ka hedhur dyshime se projekti “Shqipëri e Madhe” mund të jenë produkt serb që fsheh ambiciet e vjetra të shtetit serb për projektin që disa herë është vënë në plan për zbatim “Serbi e Madhe”.

autoktonKy institut bën një analizë të hollësishme mes marrëdhënieve të ndërlikuara shqiptaro – serbe dhe sidomos mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë kanë qenë të agravuara sidomos në kohën që kryeministër i Shqipërisë ishte Sali Berisha dhe president i Serbisë ishte Boris Tadiç.

Që të dy e kishin tejet të vështirë ta thonin në sy të vërtetën lidhur me marrëdhënien komplekse, ku Berisha mbante “shqiptarët e tij” dhe Tadiçi mbante “serbët e tij”.

Analiza e institutit tregon se Sali Berisha luante me kartën nacionaliste, duke qenë se kishte edhe influencë në shqiptarët e Kosovës.

Të gjithë kemi qenë të pranishëm kur Berisha në Shkup mbante parada nacionaliste dhe kur në 100-vjetorin e Pavarësisë me një gjuhë nacionaliste bënte thirrje për “bashkim me Kosovën”.

Ndërsa, nga ana tjetër ish-kryeministri shqiptar mbulonte pazaret e tij politike dhe korrupsionin e madh në vend, njëlloj siç vepronte nga ana tjetër Boris Tadiçi në Serbi.

Duke qenë se që të dy ishin përkushtuar në popujt e vet dhe mbanin elektoratin me tone nacionaliste, pajtimi zor se mund të vinte.

Uashingtoni dhe Brukseli kanë shpresuar se liderët e “rinj”, të tillë si Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç do të mund të sjellin një erë të re, atë të një Ballkani pa urrejtje.

Mirëpo, intoleranca mes Edi Ramës dhe Vuçiçit lindi vetëm disa ditë pasi kancelarja Merlel i ftoi në Berlin kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Një dron mbi stadium dhe dhuna në fushë mbi futbollistët shqiptarë treguan se serbët kanë akoma probleme me shqiptarët.

Analiza e kryer nga instituti me qendër në Lubjanë thekson se Aleksandër Vuçiç ka qenë një nacionalsit i thekshëm dhe dikur përkrahës i politikave të Sheshelit dhe ndaj ka dyshime se ai mund të ketë thellë në vetvete të tilla bindje politike.

Jo më kot, Vuçiç mund te kete përmendur termin “Shqipëri e Madhe”, një projekt fantazmë që së paku kurrë Tirana nuk e ka vënë në zbatim siç ka bërë Beogradi me projektin “Serbi e Madhe”, projekt që ka nxitur dhunë dhe terror mbi shqiptarët, sidomos ata në Kosovë.

Po Aleksandër Vuçiç pati guximin që ti thotë Joe Bidenit se “SHBA dëshiron Shqipërinë e Madhe apo Serbinë normale”.

Vetëm Vuçiç e sheh projektin “Shqipëri e Madhe”, tek një fluturake, e cila ishte bërë thjesht nga një tifoz i zjarrtë pas Kombëtares së kombit të tij.

Vuçiçi e ngriti deri në nivel ndërkombëtar termin “Shqipëri e Madhe”, që sipas tij, qenka kërcënim për Ballkanin dhe për Evropën, një projekt iluzionist që vetëm kryeministri serb “paska patur shansin ta shoh”.

Kryeminsitri serb asesi nuk po e merr guximin tiu rrëfejë serbëve të vërtetën, të kërkojë falje mbi krimet që kanë ndodhur në Kosovë, për shkak se elektorati i tij është kaq nacionalist, saqë karrigia e pushtetit e sigurt që mund ti ikë nga duart.

Nuk është vetëm Vuçiç që përdori një fjalor nacionalist të thekshëm.

Por, bashkë me të edhe Ivica Daçiç dhe Tomislav Nikoliç, të cilët në mos sot nuk e kanë në kokë projektin “Serbi e Madhe”, liderët të cilët i kishin dikur eprorë dhe idhuj, si Millosheviç dhe Sheshel, patjetër që e kishin në kokë projektin “Serbi e Madhe”, te cilin tentuan ta realizojne edhe duke kryer masakra mbi civile gjithandej neper ish-Jugosllavi.

Është ky Aleksandër Vuçiç që në vitin 1995, ka thënë se nëse NATO vret një serb, në do të vrasim 100 myslimanë.

Serbët janë ata që edhe kryeministrin e vendit të tyre, Zoran Gjingjiçin e kanë vrarë, kur morën vesh se ai mund të jepte pavarësinë e Kosovës pa luftë, sigurisht në një kohë kur Serbia gëlonte nga bandat.

A ka hequr dorë Serbia nga projekti shekullor i saj që quhet “Serbi e Madhe” dhe që me këtë projekt iu ka rënë në qafë në luftëra gjithë fqinjëve të saj?

Kush e njeh mirë Serbinë, me siguri nuk i zë besë.

Shkruan: Dionis Xhafa

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com