Euro vijon rritjen karshi lekut
13:34 | 14 Shtator 2018

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 126.74 lekë, duke u rritur me 0.1 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Ky është niveli më i lartë në tre muaj, që nga koha kur euro kërceu në 128 lekë, si rrjedhojë e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, që tërhoqi valutë nga tregu, pasi monedha e përbashkët nisi një rënie të pakontrolluar.

Françeska Jaçe