EU Progres, thirrje publike për projekte

0

Në kuadër të aktivitetit të programit zhvillimor „Eu Progress“ të cilët kanë për qëllim mbështetjen e barazisë gjinore dhe forcimin ekonomik të grave nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës, është shpallurë thirrja publike për ndarjen e ndihmës së pa kthyeshme për nisjen e bizenesit në pronësi të grave të cilën do ta udhëheqin ato.

poster

Unioni Evropian dhe qeveria e Zvicrës kanë ndarë gjithsejt 400 mijë euro në mbështetjen e 40 projekteve. Thirrja publike do të jetë e hapur deri më 24 korrik 2015. Të drejt pjesmarrje në konkurs kanë gratë e pa punësuara të cilët në momentin e paraqitjes së thirrjes publike janë të lajmëruara në evidencën e entit nacional për punësim së paku tre muaj pa mdërprerë dhe të cilët kanë vendbanim të përhershëm dhe planifikojnë fillimin e biznesit në një nga 34 komunat ose qytetet në jugperëndim dhe jug lindje të Serbisë të cilat deri tash janë të kyqura në realizimin e programit EU Progress. Shuma më e madhe e mjeteve të cilat mund të jipen për një projekt është 10 mijë euro, kurse më i vogëli 1500 euro. Realizimi i aktiviteteve në kuadër të secilit projekt të zgjedhurë do të zgjasë jo më shumë se 12 muaj nga dita e nënshkrimit të kontratës, kurse të gjitha aktivitetet duhet të realizohen më së voni deri më 1 tetor të vitit 2016. Eu Progres nuk do të shpërndajë mjete në të holla, por në vlerën e atij projekti do të blehen makina dhe mjete të tjera për fillimin e biznisit. Që të ofrohen kushtet e konkursit, Eu Progress në periudhën prej 26 marsit deri më 8 prill të këtij viti kanë mbajturë shtatë sesione në juglindje dhe jugperëndim. Gjithashtu programi në maj ka mbajturë 9 trajnime për përpilimin e biznis planeve për gjithë kandidatetet e interesuara me qëllim të pregaditjes së aplikimit për propozim projektetet në kuadër të thirrjes publike.Fatime Saqipi/BujnaociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com