EU PROGRES, thirrje publike për finansim të projekteve

0

 

Progresi Evropian ka bërë thirrje publike për finansimin e projektit për hartimin e dokumentacionit rreth projekteve ekonomike, sociale, infrastruktur si dhe përmirësimin e adminstratës lokale tatimore.

arhiva - tehnicka dokumentacija(1)

Të drejtë në këtë konkurs kanë 34 vetqeverisje lokale nga juglindja dhe jugperendimi i Sërbisë të cilat janë të kyçura në realizimin e këtij programi zhvillimor. Bashkimi Europian dhe Qeveria Zvicerane, donatorë të progresit evropian, kanë ndarë 1.780.000 euro për të mbështetur qytetet dhe komunat në përgatitjen e dokumentacionit teknik për projektet e infrastrukturës në fushën e edukimit shëndetësor, shërbimet komunale dhe zhvillimin ekonomik. Vlera maksimale e çdo projekti është 50 mijë euro, një qeveri vendore duhet të sigurojë pjesëmarrjen financiare të paktën dhjetë për qind të kostos totale të projektit konkursi mbetet i hapur deri më 16 dhjetor 2014. Mungesa e cilësisë së dokumentacionit teknik është një nga pengesat kryesorë për zhvillimin e infrastrukturës në Serbi. Prandaj është e rëndësishme që qeveritë vendore të shfrytëzojnë këtë mundësi në përgatitjen e dokumentacionit teknik për projektet kryesore të zhvillimit dhe në këtë mënyrë të përmbushin parakushtet për pjesmarrje në konkursin për financimin e punëve ndërtimore ka thën , tha Grem Tindal, menaxher i progresit evropian. Thirrja që ka të bëjnë me dhënien e ndihmës financiare për zyrat tatimore vendore do të mundësojë përmirësimin dhe zgjerimin e regjistrit të tatim paguesve, si dhe punën në listën e pasurive, veçanërisht në zonat rurale. Realizimi i projekteve të qeverisjes vendore do të rrisë të ardhurat nga taksat e pronës. Bashkimi Europian dhe Qeveria e Zvicrës kanë dhënë 150,000 Euro për këtë aktivitet, vlerën maksimale kap vlerën 10.000 euro ku konkursi mbetet I hapur deri më 12 dhjetor 2014. Aktivitetet e Programit Eu Progres që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të Jugut Lindore dhe Jug-Perëndim të Serbisë, Bashkimit Evropian dhe Qeveria Zvicerane do të mbështesë në një total prej 24 46 milion euro. Projektet e miratuara do të synojë të forcojë administratën lokale, të krijojë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë, si dhe përmirësimin e zbatimit të përfshirjes sociale dhe të politikës së punësimit. Qeveritë lokale të përfshira në këtë program janë: Novi Pazar, Ivanjica, Nova Varosh, Priboj, Rashka, Sjenicë dhe Tutin në jugperëndim të Serbisë dhe Prokuplje, Bllacë, Žitorađa Aleksinc , Kursumlija, Leskovac, Major, Vlasotince, Lebane, Medvegjës, Crna Trava, Vranje, Bosilegrad, Bujanoc, Vladicin Han, Presheva, Surdulica, Targovishte, Bruce, Nish, Gadzin Han, Doljevac, Merošina, Svrljig, Babušnica, Bela Palanka dhe Knjazevac në juglindje. Infromatat e holësishme janë të publikuar në ëebsajtin EuProgresit.org. konkursi./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com