Etemi: Rregullimi i sheshit të qytetit po ec sipas planit dhe programit të paraparë

0

Rregullimi i sheshit të Bujanocit ka filluar më 4 gusht të këtij viti ndërsae dhe përkundër disa ngecjeve të cilat janë të pa shmangshme gjat punimeve është arritur që deri më tani të rregullohet gjithçka dhe instalimet nëntoksore të kryhen me sukses.

index

“Edhe pse janë kushtet atmosferike ato që mund të shkaktojnë ngecje gjatë realizimit të këtyre punimeve ne do tëmundohemi që me çdo kusht në afat prej më pak se dy muaj të finalizojmë këto punime thotë menaxheri i kompanisë së kontraktuar “Saba Bellça” Valon Etemi. Përpos sheshit të qytetit ne jëmi duke kryer punimet edhe të trotuareve thotë Etemi të cilat sipas tij janë në fazën përfundimtare. Etemi përfundoi duke thënë se, sipas gjitha gjasave këto punime do të kryhen sipas afatatit të paraparë duke pas parasysh se jemi të përgaditur mire si nga numri i punëtorëve ashtu edhe nga ana teknike, kështu që edhe përkundër disa problemeve të vogla nuk do të stagnojmë së punuari. Vlen të thkesohet se projekti për ndërtimin e sheshit të qytetit kap vlerën prej 65.000.000 din dhe është ndër projektet kapital të cilin e realizon pushteti lokal i komunës së Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com