Eskalon situata me emigrantët, 5 të plagosur, policia përdor gaz lotësjellës (FOTO)

0

Në kufirin jugor të Maqedonisë me Greqinë ka eskaluar situata pasi që policia është përleshur me emigrantët në tentimin për të mos lejuar hyrjen e tyre në territorin e Maqedonisë.

EMIGRANT-640x416

Policia maqedonase përdori gaz lotësjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë emigrantët nga Lindja e Mesme, të cilët po tentonin të hynin në territorin e vendit, për të vazhduar më pas në Serbi dhe në vendet e BE-së.

Në këto përleshje me policinë janë plagosur 5 emigrantë.

Policia po vazhdon masat e rrepta të kontrollit të kufirit dhe se ajo është përforcuar me njësitet speciale ushtarake dhe mjetet e blinduara dhe motorizuara për të blinduar kufirin.  Mbi 3 mijë emigrantë kanë kaluar natën në qiell të hapur, duke tentuar për të hyrë në territorin e vendit.

Emigrantët janë ankuar për dhunë dhe terror të ushtruar nga ana e policisë maqedonase. Ndërkohë, një polic mbrëmë përfundoi i plagosur me thikë nga ana e një emigranti.

Maqedonia u shëndërrua në rrugë kryesore tranzitore për emigrantët e huaj, ku mbi 40 mijë emigrantë sirian kanë kaluar nëpër rrugët e saj vetëm gjatë muajve të fundit. (INA)

POLICIA3

POLICIA2

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com