Erdogani me 60 truproja personale, 8 ministra e 185 afaristë, sonte në Serbi

0

Vizitën e kryetarit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan në Serbi e përcjellin masa të jashtëzakonshme sigurie shkruan sot shtypi beogradas, transmeton Koha.net.

Erdogani shkon sonte për një vizitë dy ditore në Serbi. Atje ai do të ruhet nga së paku 50 truproja personale dhe të paktën 3 mijë policë serbë. Sipas gazetës “veçernje novosti,” bashkë me Erdoganin në Beograd do të jenë edhe 8 ministra dhe 185 afaristë.

Sipas “srpski telegraf” , për sigurinë e Erdoganit do të përkujdesen 60 turq të armatosur deri në dhëmbë. Ata janë specialistë kulmorë që bëjnë rrethine parë të sigurisë. Ata janë pjesë e sigurimit personal të Erdoganit dhe është e pamundur të kalohet deri tek ata. Ankaraja para dhjetë në Beograd ka dërguar ekipe njerëzish që kanë pasur për detyrë të verifikojnë lokacionet dhe trasetë nëpër të cilat do të qëndrojë e kalojë kryetari turk.

Specialëve turq do t’i ndihmojnë mijëra kolegë serbë pothuaj nga të gjitha njësitë

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com