Erdogan thotë se Perëndimi qëndron prapa masakrës në Paris për t’i fajësuar myslimanët (Video)

0

​Erdogan thotë se Perëndimi qëndron prapa masakrës në Paris për t'i fajësuar myslimanët (Video)Presidenti i Turqisë tha se forcat frënge të sigurisë janë ato që duhet fajësuar për sulmet terroriste vdekjeprurëse të javës së kaluar në Paris.

Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar Perëndimin se ‘po luan lojëra me botën islame’ duke këshilluar myslimanët që të jenë të ‘vetëdijshëm’ për këtë. Erdogan tha se myslimanët po e ‘paguajnë çmimin’ për sulmet në gazetën satirike ‘Charlie Hebdo’ dhe në supermarketin izraelit në Paris. “Qytetarët francezë e kanë kryer një masakër të tillë dhe myslimanët po e paguajnë çmimin. Kjo është shumëkuptimplotë…a nuk është punë e organizatave të inteligjencës të përcjellin ata që përfundojnë burgun. Lojëra po luhen me botën islame, duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë”, tha Erdogan. Erdogan gjithashtu e ka akuzuar Kryeministrin izraelit i cili mori pjesë në Marshin për Paqe në Paris, duke pyetur se si guxon të bëjë një veprim të tillë ‘dikush që vrau 2500 persona në Gaza’.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com