Erdogan, siguron Arifin se investitorët nga Turqia do të investojn edhe në Luginën e Preshevës

0

Kryetari në detyrë i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi mori premtime të fuqishme nga kryetari i Turqisë Taip Erdogan !

Kryetari i Turqisë Erdogan s’bashku me 10 Ministra dhe mbi 200 Biznese të fuqishme nga Turqia qëndroi rresht tri dita për vizitë zyrtare në Serbi. I kotë ishte dëshprimi i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës për mospërfshirjen e Luginës së Preshevës në Agjendën e delegacionit të lart turk i udhëhequr nga kryetari Erdogan! Televizioni SPEKTRI bartë të drejtën ekskluzive për publikimin e takimit dhe detajet konkrete në mesë kryetarit turk Taip Erdogan dhe Shqiprim Arifit që u mbajt në Beograd. Turqia ka vendosur që për periudhën kohore në vijim të investoje mbi 1 miljardë Euro në Serbi kurse projektet e komunës së Preshevës do të jenë maximale në garë me qëllim të jetë përfituese e një pjese të këtyre investimeve të parapara. Kryetari Erdogan personalisht u zotua dhe fuqishëm i premtoi Shqiprim Arifit se komuna e Preshevës do të jetë në listën e prioriteteve të investimeve në projekte infrastrukturore si dhe dërgimin e s’paku një Investitori serioz turk në Preshevë. Poashtu, gjatë takimit të përbashkët Erdogan-Shqiprim Arifi u caktuan detyrat dhe dinamika e komunikimit dhe veprimeve të mëtutjeshme deri në realizimin e premtimeve dhe kërkesave konkrete. Shqiprim Arifi është ftuar edhe zyrtarisht për një vizitë pune në Ministrinë e Ekonomisë në Turqi si dhe strukturave tjera zhvillimore. Detajet tjera dhe hapat e mara konkrete të arritura nga ky takim i rëndësisë veçant do ti paraqesim opinionit në vazhdimësi./RTV Spektri/

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com