Erdogan: Gazetarët dhe shkrimtarët janë terroristë dhe spiunë

0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar gazetarët, shkrimtarët dhe shumë njerëz të tjerë se po “spiunojnë” dhe se vetë janë anëtarë të organizatave terroriste.

auto_erdogan1413223973

Erdogan i ka krahasuar gazetarët dhe shkrimtarët me spiunin T.E. Lawrence, i cili ka qenë një oficer britanik që ka ndihmuar liderët arabë të bëjnë kryengritje kundër Perandorisë Osmane gjatë Lustës së Para Botërore.

Ai ka thënë se sot ka shumë “Lawrence modernë” që sipas Erdoganit, po veprojnë si gazetarë, terroristë e shkrimtarë.

“Lawrence ka qenë një spiun anglez që ka vepruar si një arab. Tani ka shumë Lawrence vunlletarë që veprojnë si gazetarë, njerëz fetarë e terroristë”, ka thënë ai duke shtuar se është detyrë e Turqisë t’i tregojë botës se këta spiun po shkaktojnë terror botëror.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com