Erdhi koha: Roboti vret punonjësin e Wolkswagen-it

0

Një robot ka vrarë një punonjës të Wolkswagen-it, një prej kompanive më të mëdha në botë për prodhimin e veturave.

ww

22-vjeçari po ndihmonte në kompletimin e paisjeve robotike, që ndërton dhe konfiguron automobilat, kur roboti e kapi atë dhe e shtypi për një pllakëz metalike. Më pas ai ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve. Kompania nuk e ka publikuar emrin e tij ende, raporton AP, transmeton Indeksonline.

Një zëdhënës i kompanisë ka thënë se roboti mund të programohet për detyra specifike, dhe se kompania beson se gabimi ka qenë ‘njerëzor.’

Edhe pse kompania me zhvillimin e teknologjisë ka arritur që të krijoj robotë që punojnë krah puntorëve të kompanisë, zëdhënësi i kompanisë për Financial Times ka thënë se ky nuk ishte një prej këtyre robotëve.

“Roboti që ka shkaktuar vdekjen e punonjësit, zakonisht mbahet brenda një kafazi. Punonjësi ynë po punonte në kompletimin e robotit, brenda kafazit, kur ai e kapi atë dhe e përplasi për vdekje”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, prokuroria ende është në mëdyshje nëse duhet ngritur aktakuzë apo jo, dhe ndaj kujt duhet të ngritet aktakuza.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »