Era Istrefi zbulon lumturinë e saj
09:00 | 19 Gusht 2018

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi vazhdon të shijojë suksesin e këngës së fundit “Oh God” në duet me Koshens.

Ajo po kalon çaste të lumtura me familjen e cila këto momente nuk ngurron t’i shfaqë edhe në rrjetet më të frekuentuara sociale, shkruan lami net.

Era ndau një video me mbesën e saj, Renee teksa shfaqen duke u argëtuar së bashku. “Lumturi është mbesa ime”, ka shkruar ajo.

Istrefi vazhdon të jetë e angazhuar në aktivitete të ndryshme muzikore kurse kënga e fundit “Oh God”, ka kaluar pesë milionë klikime në kanalin, Youtube.

Françeska Jaçe