Epidemia e fruthit kërcënon: Sëmuret një student i Bujanocit?

0

Në repartin e infektologjisë në spitalin e Vranjës është shtrirë një student nga komuna e Bujanocit me dyshim se është i sëmurë nga sëmundja e Morbillit (Fruthit), thuhet në një njoftim nga Qendra spitalore e Vranjës.

Pacienti në Prishtinë ka qenë në kontakt me të sëmurët tjerë nga kjo sëmundje çka edhe vë në dyshim serioz se edhe vet është sëmurë, thonë mjekët.

Siç mësohet, ky student është shtrir në repartin e infektivës me 13 tetor dhe po bëhen analizat që të vërtetohet se a bëhet fjalë për këtë sëmundje.

Sipas simptomeve klinike, i përgjigjet fruthit dhe rreziku për përhapje gjithmonë ekziston.

“Tani për tani gjithçka është e pasigurtë, po presim diagnostikën virusale. Vaksinimin nuk e kemi në nivelin e duhur dhe ky është problemi” ka thënë dr Ristiq.

Morbilli ose fruthi tashmë ka depërtuar edhe në rajonin e Anamoravës. Xhevat Demiri shef i reparti të infektologjisë në spitalin e Gjilanit, tha për Rajonipress se katër raste janë të shtrira në këtë repart dhe gjendja e tyre nuk është e mirë.

“Janë rastet e para të morbillit në repartin tonë, dy janë fëmijë nga Kaçaniku dhe dy raste të rritur, njëra nga Hogoshti dhe tjetra nga Gjilani. Gjendja shëndetësore e këtyre pacientëve nuk është e mirë kurse reparti ka nevojë për përforcim të kuadrit të mesëm”, ka thënë Demiri.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com