Enver Ramdani: Kemi investuar mbi 320 mln dinarë në infrastrukturë rrugore (Video)

0

Në një konferencë për media, të parën si kryeshef për investime dhe zhvillim, enver Ramdani, deklaroi  që, kjo qeverisje në ketë vit ka investuar rreth 320 milionë dinarë në infastrustutrë rrugore.

Enver Ramadani, kryeshef për investime pranë administratës komunale të Bujanocit, ka deklaruar që tanimë asnjë punëtor i Direkcion për ndërtim nuk ka mbetë pa punë dhe se të gjithë punëtorët janë të sistemuar në administratë komunale apo në “Komunali”.

Duke folur për investimet, Ramadani potencoi se, mbi 20 rrugë janë asfaltuar vetëm në fshatin Tërnoc, dhe se tani asfaltimi po bëhet nëpër disa rrugë të Bujanocit, më pas do të vazhdoj në Letovicë, Nesalcë dhe Lluçan.

“Në Tërnoc kemi asfaltuar shumë rrugë, të cilët tashmë kanë përfunduar. Jemi duke punuar tanimë në rrugë të Kosovës në Bujanoc, zgjerimin e rrugës Migjeni në afërsi të shkollës së mesme “Sezai Surroi” dhe në rrugën Ramiz Sadiku tek varrezat e qytetit në Bujanoc” – theksoi Ramadani.

Ramadani, gjithashtu, potencoi se me Shaip Kamberin kryetar, kemi arritur që pa asnjë dinarë të shpenzuar, të asfaltojmë rrugën nga qendra e Tërnocit, deri tek Madeni, dhe rrugën kryesore drejt Banjës së Bujanocit, gjithnjë fal një bashkëpunimi korrekt në mes të pushtetit dhe “Srbija Putevi”.

Vlera e investimeve në infrastrukturë për ketë vit sillet dikund rreth 320 milionë dinarë, duke mos llogaritur 32 milionë dinarë në bujqësi, 11 milionë në biznese, 10 milionë në sport, 7 milionë në media dhe 2 milionë në sektorin joqeveritar.

Në konferencën e sotme, Enver Ramadani theksoi se së bashku me Zyrën për zhvillim ekonomik lokal, kanë filluar hartimin e një strategjie zhvillomore, nga ku “TIKA” turke ka premtuar se do të jetë prezente me investime në komunën e Bujanocit./Lugina-Lajm/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com