Enkelejd Xhemaili braktisë Kosovën, por nuk heq dorë për të kapur vrasësit e burrit

0
Më 12 korrik 2005 është vrarë Muhamet Xhemaili i njohur si komandant Rebeli. Kanë kaluar 10 vite dhe familja e tij ende nuk ka asnjë lajm për hetimet që janë zhvilluar ose janë mbyllur rreth vrasjes misterioze të tij.
oooooooooooooooo
Enkelejd Xhemaili gruaja e Rebelit thotë për rajonipress se pas 10 viteve është detyruar ta braktisë Kosovën për të jetuar diku në një shtet të perëndimit. Thotë se Kosovën e ka lëshuar për shkak të disa kërcënimeve. Edhe pse jemi larg ne asnjëherë nuk heqim dorë që vrasësit e burrit tim të dalin para drejtësisë shprehet ajo.
Enkelejdë Xhemaili së bashku me fëmijët nuk e kanë të lehtë ta harrojnë datën e 12 korrikut 2005. Në këtë kohë Muhamet Xhemaili i njohur si komandant Rrebeli do të vritet në mënyrë tinëzare në Gjilan. Ishte figurë kyçe e luftës së UÇPMB dhe ishte një lloj ikone e trimërisë që shfaqeshin nga djemtë e asaj ane. Vrasja e komandantit as nuk u hetua, por as nuk u zbardh kurrë. Dhe rëndom më së rëndi e përjetojnë familjarët, raporton rajonipress. Tani gruaja e komandantit, Enkelejdë Xhemaili së bashku me fëmijët janë detyruar ta braktisin Kosovën. Përvjetorin e 10 të vrasjes ata tani e presin diku në një shtet të perëndimit. Enkelejda për rajonipress thotë se edhe pse janë bërë 10 vite nga vrasja rasti nuk është zgjidhur asnjëherë. “Nuk pati gatishmëri e as vullnet as nga policia e as nga prokuroria e Gjilanit për ta hetuar rastin deri në fund. Pas kaq vitesh unë së bashku me fëmijët u detyruam që ta braktisim Kosovën për shkak të disa kërcënimeve që i kemi pasur. Nuk kishim siguri dhe nuk na ofroj askush siguri as nga Qeveria e Kosovës gjithashtu as nga Lugina e Preshevës nuk na kanë dhënë asnjëherë asnjë lloj statusi as të veteranit apo dëshmorit dhe ai akoma vazhdon të jetë i varrosur në varrezat e qytetit të Gjilanit” shprehet Enkelejda. Enkelejda edhe pse larg Kosovës ajo asnjëherë nuk heq dorë nga ndjekja e atyre që ia shuan jetën komandantit të luftës. “Porosia ime është shumë e qartë. Ne si familjar asnjëherë nuk do të dorëzohemi. Kudo që do ndodhemi do të kërkojmë llogari për vrasësit” thotë ajo. Enkelejda thotë se Muhamet Xhemaili dhe vepra e tij do të jetojnë gjithmonë në zemrat e shqiptarëve. “Shumë shpejt do vij një ditë kur kontributi i Muhametit dhe meritat e tij do të vihen në vendin e duhur sepse fatkeqësisht në gjithë këto vite që kanë kaluar në pushtet, në qeveri, në organizata të ndryshme qëndrojnë njerëz të korruptuar, njerëz pa vlera kombëtare, njerëz që për interesa personale kanë harruar se këtë liri që e jetojnë e kanë falë gjakut të këtyre trimave, ushtarëve, komandantëve e heronjve që nuk u dorëzuan asnjëherë në betejat e hapura”. Enkelejda thotë se ka shpresuar që përvjetori i 10 i komandant Rebelit ta gjejë më ndryshe, por pavarësisht këtyre katrahurave unë jam krenare për fëmijët e tu komandant, jam krenare për dashamiret e tu që të përkujtojmë me mall e me shumë dashuri së bashku edhe me djemtë Hedonin, Ramizin dhe vajzën Elonën” është shprehur Enkelejda./rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com