Ende pa u kthyer nga Franca, Ajeti vërshohet nga ofertat

0

Arlind Ajeti

Emri i Arlind Ajetit do të jetë mjaft i përmendur gjatë këtyre ditëve në mediat dhe emrat e skuadrave evropiane. 

Mbrojtësi kosovar ishte një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares në dy ndeshjet e zhvilluara ndaj Francës dhe Rumanisë.

Shumë skuadra evropiane kanë filluar kontaktet me agjentit e futbollistit shqiptar duke e kërkuar atë si transfer në verë.

Skuadra e fundit e interesuar për të është gjiganti turk, Fenerbahce. Lazio e Torino poashtu janë shumë të interesuara për të, ashtu siç është edhe skuadra e Memushajt, Peskara.

Flitet se edhe disa skuadra nga kampionate të tjera evropiane kanë interesim gjë e cila pritet të bëhet publike pas rikthimit të mbrojtësit nga “Euro 2016”./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com