Enca: Ricky Martin është mashkulli më seksi në botë
10:01 | 02 Maj 2015

Këngëtarja Enca Haxhiu po përdor modelin e shumë yjeve botërorë që të komunikojë me fansa e saj dhe tua jep atyre mundësinë që ta pyesin atë dhe ajo tu përgjigjet përmes rrjeteve sociale. Enca Haxhiu Enca në përgjigjet e saj ka treguar se puthjen e parë e mori kur ishte 17 vjeçe dhe se sipas saj mashkulli më seksi në botë është Ricky Martin, transmeton Gazeta Express. Enca pjesën më të madhe të komunikimit me fansa e ka bërë në gjuhen angleze. "Kjo eshte me siguri intervista ime me e sinqerte dhe e preferuar deri tani sepse pyetjet jane te bera nga ju dhe pergjigjura me shume dashuri prej meje (Disa jave me Pare postova nje video ku ju komentuat pyetjet tuaja) Intervista eshte pjeserisht shqip dhe pjeserisht anglisht sepse shumica e pyetjeve ishin ne anglisht dhe shume prej tyre prej fansave jo-shqipfoles . Ju dua shume", ka shkruar Enca Haxhia kur e ka shpërndarë videon, shkruan Gazeta Express.
Françeska Jaçe